Mirësevini  AlbIta

Në vitin 1998, një vit pas kaosit të vitit ‘97, një sipërmarrës shqiptar kishte idenë për të sjellë në vendin e tij, një embelsire tipike Italiane, akulloren.
Me shumë guxim dhe angazhim arriti ditë pas dite për ta kthyer idenë e tij në realitet, duke filluar nga prodhimi i një produkti deri sa arriti te prodhoje një shumëllojshmëri të gjerë produktesh.
Sot Albita Sh.p.k është nje ndermarje e konsoliduar, e vetmja në vend qe ofron nje larmi produktesh. Objektivi yne kryesor: ti permbahemi cilesise se larte nepermjet inovacionit te vazhdueshem te produkteve dhe teknollogjise.
Ajo që e bëri të mundur rritjen e kompanisë sonë ka qenë zgjedhja e kujdeseshme e lëndëve të para të cilesise se larte. Një rrjet i gjerë i shpërndarjes eshte në gjendje te shërbejë në të gjithë vendin dhe njekohesisht ti siguroj të gjithëve respektin e “zinxhirit të ftohtë”: produktet transportohen në temperaturën optimale për te arritur tek operatorët e shitjes me pakicë, duke ruajtur karakteristikat e tyre dhe cilësine.
Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh , nga akulloret per bare dhe restorante, me paketim familiar, pa harruar akulloret ne paketim te vogel, si kono, kupa, etj. Kjo është arsyeja perse Albita Sh.p.k propozon për ju produkte të cilësisë së lartë, për të kënaqur klientët dhe rritur besimin e tyre në konsumin e produkteve tona.

CILESIA

Objektivi kryesor i kompanisë sonë është kënaqësia maksimale e konsumatorëve. Duke pasur parasysh evoluimin e vazhdueshëm të industrisë tonë dhe rritjes së vazhdueshme të kërkesave të tregut, të jemi të zgjedhur dhe të vlerësuar nga klientët tane, do të thotë per ne te rrisim efikasitetin, cilësinë, besueshmërinë dhe imazhin. Për të arritur këto prioritete, stafi i kompanisë sonë e ka pare të nevojshme për të zbatuar një sistem që i përshtatet strukturës organizative të kompanisë, kjo siguron standarde të cilësisë dhe higjienës duke iu përshtatur kerkesave te Komunitetit Europian. Kompania aplikon sistemin e monitorimit të përcaktuar në manualin e praktikave me të mira të higjienës. Në realizimin e planit të vetë-kontrollit dhe të sistemit HACCP, kompania ka marrë parasysh faktorët në vijim:
– Përfshirja e të gjithë personelit (Monitorim- Higjenizim)
– Instruktim (të brendshëm dhe të jashtëm) në të gjitha nivelet
– Marrëveshje me një laborator të akredituar të jashtëm
Kjo politikë, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për të siguruar besueshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin që kanë karakterizuar gjithmonë aktivitetin tonë dhe që na dallojnë si një brand Shqiptare.

MISIONI

Ne jemi një kompani e angazhuar për rritjen në nivel kombëtar me korrektesi, qëndrueshmëri dhe profesionalizem, në kërkim për përmirësimin e vazhdueshëm të orientimit drejt kënaqësisë së klientit.
Ne duam të jemi protagonistë në fushen e Pasticeri Akullore dhe shprehim cilësinë më të lartë në çdo fazë të punës sonë, duke ndjekur përsosmërinë dhe risi në një dialog të vazhdueshëm mes pasionit dhe përvojës.
Vëmendja absolute dhe ndjeshmëria tek “faktori njeri” na çon për të bashkëvepruar në baza ditore duke respektuar vlerat tona:
• Bashkëpunim
• Respekt
• Koherence
• Angazhim
• Besnikëri

Per me teper, shihni produktet tona